Erva Kambo
Të duhet të luftosh për të qënë vetvetja në një shoqëri që ndihet sikur nuk është menduar për ty? A ke vështirësi për të kuptuar ose emërtuar ndjenjat, nevojat dhe dëshirat e tua? Ndoshta ndihesh i padëgjuar, i padukshëm ose ndihesh sikur duhet të fshehësh disa pjesë të vehtes në mënyrë që të pranohesh nga të tjerët? Është e vështirë të ndihesh mirë kur ndihesh i zbrazur dhe i mbingarkuar. Stresi, trauma dhe humbja e një personi të dashur mund të ta vështirësojnë jetën e përditshme dhe në të njëjtën kohë të të sfidojnë me probleme si ankthi e depresioni. Terapia është ura që lidh betejat tona individuale me kujdesin ndaj vehtes dhe të tjerëve. Mbajtja e marrëdhënieve, arritja e qëllimeve madje dhe përjetimi i gëzimit, shpesh mund të ndihen si një betejë e vështirë në një botë shtypëse, dhe pesha e shtypjes mund të na izolojë nga vetja dhe të tjerët. Pavarësisht sfidave që jeta të ka sjellë kohët e fundit, nuk ke pse të mbetesh këtu. Vetëm ti mund të kurosh të gjitha pjesët e tua dhe të rifitosh ndjenjën e tërësisë dhe të dinjitetit. Nuk je vetëm!
Njihuni me Erva Kambo, Psikologe
Më pëlqen ti ndihmoj njerëzit të ndihen të kuptuar, të përballen me dhimbjen dhe gëzimin, dhe të gjejnë forcë të brëndshme në momente të vështira të jetës së tyre. Nëpërmjet një marrëdhënieje të bazuar në besim dhe ndjeshmëri, do të jetë e mundur të krijojmë një hapësirë të sigurt në të cilën do të kesh mundësinë të zbulosh thellësisht vehten dhe të zhvillosh një ndërgjegjësim më të madh për emocionet, mendimet dhe sjelljet e tua. Bashkë do të eksplorojmë çështje dhe probleme që lidhen me familjen, punën, identitetin, gjininë dhe kulturën. Unë mund të të ndihmoj të lëvizësh drejt një versioni të jetës tënde ku shqetësimi emocional dhe fizik nuk diktojnë më vendimet e tua. Bashkohu me mua në një proces zbulimi dhe rritjeje!
Ofroj shërbime në italisht, anglisht dhe shqip!